LDK ka frikë nga elektorati i saj në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte parapa që sot të mbaj tubimin në degën Qendrore të Qytetit të Podujevës, nga ku pritej që të zgjidheshin përfaqësuesit e kësaj nëndege.

Por, LDK nuk pati guximin që të ballafaqohej me elektoratin e saj në këtë nëndegë, pasi që numri i anëtarëve që dolën në këtë tubim, duke iu prish matematikat. Kështu të paktën për Indeksonline tha Anëtari i kësaj partie në këtë nëndegë, Nazim Halimi.

“Është nëndega qendrore e qytetit, një nëndegë mjaftë masive e LDK dhe në kuadër të procesit zgjedhorë sonte u tubua një masë shumë e madhe e anëtarësisë së LDK-së, që njëkohësisht janë edhe elektorat i LDK-së. Mirëpo për çudi, udhëheqja e komunës, aktivistët e komunës, të degës së LDK-së, pastaj udhëheqja e vjetër e nëndegës u frikësuan nga një mas aq e madhe e anëtarësisë dhe në emër të asaj që s’ka kushte për t’i akomoduar të gjithë të pranishmit për të votuar përfaqësuesin e kësaj nëndege, ata për çudi ikën nga takimi me arsyetim se s’ka kushte për tu mbajt Kuvendit”,tha ai.

Halimi për Indeksonline më tutje shtoj se ata ju frikësuan një numri kaq të madh të elektoratit, pasi sipas tij, ky numër ia prishi parashikimet e tyre.

“Prandaj ishte një pakënaqësi e madhe e anëtarësisë se pse udhëheqja, u friksuen dhe nuk ishin në gjendje të ballafaqohen me elektoratin e vet. Ata ishin të frikësuar sepse ata kishin bërë kombinatorika e matematika jashtë votës së elektoratit të LDK-së. Prandaj, në këtë mënyrë u larguan, çka paraqiti një rritim shumë të madh të të pranishmëve”, tha Halimi.

Anëtari i kësaj dege, në vazhdim tha se do të insistojnë që të mos e lejojnë përvetësimin e partisë nga një numër i vogël individësh.

“Ne do të insistojmë që të mbahen zgjedhjet, sepse ata nuk kanë të drejtë që ta përvetësojnë partinë me një grusht të vogël të njerëzve, përkrahës të tyre”, tha ai.
Sipas Halimit, në këtë tubim, ishin diku rreth 350 anëtar të kësaj partie.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT