LDK dënon sulmin fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, dënon sulmin fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës. Agim Bahtiri.
“Ne konsiderojmë se sulmi i djeshëm është sulm ndaj Kryetarit të Komunës si institucion prandaj çfarëdo qofshin motivet e këtij sulmi ne e denojmë, e konsiderojmë të papranueshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që autori i këtij sulmi të përballet me konsekuencat ligjore për veprimin e tij”, theksohet në reagimin e LDK-së.
Dhuna është e papranueshme kudo që ajo ndodhë e sidomos kur ajo ushtrohet ndaj personave zyrtar, në këtë rast ndaj Kryetarit të Komunës, dhe në vendin e punës.
Siç theksohet në komunikatë, dega e LDK-së në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në vazhdimin e projekteve zhvillimore të ekzekutivit komunal dhe ofron mbështetje të parezervë për ekzekutivin e Komunës në arritjen e qëllimit që qytetarëve të Mitrovicës t’ua rikthejmë shpresën, të cilën ua kishte humbur pushteti paraprak, pavarësisht sfidave që mund të dalin përpara.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT