Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka dënuar sërish me dy mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se kjo është gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizimin e tubimeve në kryeqytet, në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi, transmeton Telegrafi.

“Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50.