Lazio rrëmben pozitën e dytë

Lazio ka arritur të shënoj  fitore të rëndësishme në shtëpi të vetë, duke e mposhtur Empolin me rezultat 4:0. Serinë e golave e hapi Stefano Mauro duke shënuar që në minutën e 4’ për Lazion. Golin e dytë për epërsinë e Lazios shënoi Klose në minutën e 31’. Candreva shënoi golin e tretë për Lazion në minutën e 44’. Ndërsa fitoren për Lazion e vulosi Felipe Anderson në minutën e 53’. Të dy lojtarët e përfaqësueses shqiptare Lorik Cana dhe Etrit Berisha startuan që nga minuta e parë. Lazio me ketë fitore rrëmben pozitën e dytë me 58 pikë të grumbulluara./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT