Skuadra e Lacios, në duelin e mesjavës me Parmën nuk do ta ketë ndihmen e Lorik Canës. Sipas raporteve që vijnë nga infermieria e klubit italian, Canës i janë shfaqur probleme në gjurin e djatht.
“Stafi mjekësor raportoi të hënën se i janë nënshtruar kontrollimeve Bruno Pereirinha dhe Lorik Cana. Për Canën është parë një dëmtim në gju”,- shkruan “laziopress.it”.
Cana nuk lujati as ndaj Kievos, në të cilin takim lacialët barazuan 1-1.
- Advertisement -