Lazanja me perime te fresketa

    Perberesit : (8 persona)

    -500gr peta lazanje te fresketa
    -1l salce beshamelesipas

    Per mbushjen:

    -2 qepe
    -1 kungulleshke te madhe
    -1 karrote
    -1 patellxhan
    -1 spec te madh
    -2 domate mesatare
    -300gr kerpudha champignon
    -1 luge ullinj te zinj te prera ne copeza
    -djath kackavall i grire
    -vaj ulliri
    -kripe
    -piper
    -borzilok

    Gatimi: Ziejme per 3-4 minuta petet e lazanjes ne nje tenxhere me uje te valuar, kripe dhe nje luge vaj ulliri dhe i vendosim mbi nje pecete per t’i thithur ujin e tepert. Ne rast se ne konfeksionin e lazanjave sugjerohet te mos zihen paraprakisht, mundohemi te pregatisim salcen beshamele dhe mbushjen e lazanjave pak me te lengshme se zakonisht.

    Fillojme me pregatitjen e mbushjes duke kaverdisur ne vaj ulliri qepet e grira shume holle (ose te kaluara ne mikser) dhe te gjitha perimet e prera ne kubik te vegjel, pervec ullinjve dhe domateve te cilat i shtojme ne minuten e fundit. E rregullojme perberjen me kripe, piper dhe pak borzilok dhe e gatuajme ne kete menyre derisa te gjitha perimet te zbuten duke shtuar pak uje apo leng perimesh. Shtojme ne fund edhe ullinjte e copetuar imet dhe domatet te kaluara ne mikser duke i perziere te gjitha bashke.

    Pregatisim edhe salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu duke respektuar dozen e perberesve ne kete recete.

    Kur te gjithe perberesit te jene gati, fillojme me pregatitjen e lazanjes: marrim nje tave me permasa rreth 20x30cm dhe lyejme fundin e taves me pak vaj ulliri dhe disa luge beshamele. Shtrojme petet e lazanjes duke mbuluar te gjithe siperfaqen e taves, i mbulojme me disa luge beshamele, me perberjen me perime dhe se fundi me pak djath kackavall te grire. Duhet te krijojme minimumi 4 shtresa plus siperfaqen, prandaj mundohemi ti ndajme keta perberes ne minimumi 5 pjese. Vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar dhe ne fund e lyejme lazanjen me beshamelen e mbetur dhe djath kackavall te grire.

    E pjekim ne furre ne 160°C per rreth 1 ore apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.

    Kur te jete gati, e nxjerrim lazanjen nga furra dhe e leme te ftohet per rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe ta presim sme lehtesisht. Ne momentin e servirjes, e ndajme ne copa dhe e sherbejme te ngrohte.