Latifi: Rama kur foli për bashkim në Ulqin nuk i mendoi konsekuencat

Blerim Latifi nuk mendon se deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për bashkimin me Kosovën u bë për shkak të tërheqjes së vëmendjes nga gjendja aktuale në Shqipëri.

Thotë se Rama është në kulmin e fuqisë së tij, derisa thotë se kjo deklaratë është simbolike marrë parasysh vendin ku është thënë.

“Deklarata e tij dhënë në Ulqin rreth bashkimit kombëtar më shumë ka qenë një deklaratë e dhënë në mënyrë pothuajse stihike ndoshta edhe pa i mëndu konsekuencat të cilat do t’i ketë për shkak se është dhënë në një vend i cili bart konotacione simbolike në historinë e nacionalizmit shqiptarë”, tha Latifi në emisionin ‘Shqip’ në Top Channel.

Tha se Rama foli për bashkim në vendin i cili u humb në shekullin 19.

“Rama tha se do të bashkohemi por me mjete të shekullit 21. Këtë deklaratë e jep në një vend i cili gjithmonë kur përmendet në kontekstin e nacionalizmit na kthen pas na kthen në shekullin 19, kur shqiptarët praktikisht e kanë humbur Ulqinin”, tha Latifi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT