Profesori universitarë dhe filozofi Blerim Latifi, me një postim në rrjetin social, ka shprehë mbështetje dhe admirim për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët sot janë nisur për në pikat kufitare në pjesë veriore të vendit, shkruan Gazeta Metro.
Ai tha se këta janë heronjtë tanë në kohën e sotme. Lafiti u brengos se ata sot mund të përballen me banda kriminale të mbështetura nga Serbia. Profesori universitar pati një urim të veçantë për ta, pasi që sipas tij të pastër e kanë misionin dhe qëllimin.
Postimi i plotë:
Heronjtë e sotëm të Kosovës duken kështu! Ata sonte në veri mund të përballen me bandat e armatosura të autokratit të Beogradit.
Dalshin faqebardhë!
Sepse të bardhë e kanë rrugën dhe qëllimin./gazetametro.net
- Advertisement -