Latifi për bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë: Aty është çerdhja e abuzimit me subvencione shtetërore

Profesori Blerim Latifi ka komentuar bastisjen e sotme të policisë në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë

Ai ka thënë se policia ka bërë bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, aty ku është çerdhja e abuzimit me subvencionet shtetërore për bujqësinë.

“Sot policia e Kosovës paska bërë bastisje dhe arrestime në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, aty ku është çerdhja e abuzimit me subvencionet shtetërore për bujqësinë. Sa e sa herë kemi parë bastisje dhe arrestime të tilla spektakolare nëpër zyrat e ministrive dhe agjencive shtetërore”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot policia e Kosovës paska bërë bastisje dhe arrestime në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, aty ku është çerdhja e abuzimit me subvencionet shtetërore për bujqësinë. Sa e sa herë kemi parë bastisje dhe arrestime të tilla spektakolare nëpër zyrat e ministrive dhe agjencive shtetërore!

Mediat merreshin dy ose tre ditë me to, pastaj të arrestuarit humbnin diku nëpër labirinthet burokratike të sistemit të drejtësisë, dosjet e tyre zinin pluhur në sirtarët e tij, dhe një ditë prej ditësh ata rishfaqeshin në publik duke tundur çertifikatat gjyqësore të pafajësisë.

Ndodhte që të riktheheshin në vendin ku ishin arrestuar, për të vazhduar zanatin e zhvatjes, e kur nuk ktheheshin, aty tanimë ndodheshin të tjerë duke kryer të njëjtën punë./GE/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT