Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Qeveria Hoti është krijuar vetëm për një punë: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.

Sipas Latifit, Thaçi do ta nënshkruaj këtë marrëveshje, ndërsa qeveria e Hotit do ta implementojë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qeveria Hoti është krijuar vetëm për një punë: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi!
Thaçi do ta nënshkruaj këtë marrëveshje!
Qeveria Hoti do ta implementoj!
PDK do ta mbështes në Kuvend!
VV do të protestoj në rrugë!
The end of history!

P.s. Nuk e paragjykoj përmbajtjen e marrëveshjes, sepse ende nuk e di cila do të jetë ajo! Hipotezat dhe parashikimet e deritanishme mbetet për t’u testuar!