Ish-deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Latif Gashi, ka treguar pse u emri i tij nuk figuron në listën e kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se i ka kërkuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që emri i tij mos të përfshihet në listën e kandidatëve, njofton Klan Kosova.

“Tani kur u publikua lista e PDK-së për deputetë, pata shumë telefonata, mesazhe telefonike, të cilët janë interesuar, pse emri im nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës”.

“Qytetarë të dashur, dua të ju njoftoj që ishte kërkesë e imja personale ndaj kryetarit Kadri Veseli, që mos të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij në Facebook.