“Largohem nga emisioni”, konkurrenti i bën presion Arjan Konomit

Gjatë ditëve të fundit në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi bëri një debat të ashpër me dy konkurrentët, Kristianin dhe Erlindin.

Ai akuzoi Kristianin se sillte në emision drogë që të shpërfytyron dhe ia jepte për të pirë Erlindit, i cili sipas Arjanit nuk është më ai që ka qenë në fillimet e tij.

“Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”. Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike”, kishte thënë Arjani.

Debati mes djemve u ashpërsua mjaft dhe vazhdoi edhe në rrjete sociale. Pas Kristianit, i cili s’la gjë pa i thënë Arjanit në Instagram, reagoi edhe Erlindi.

Në një status të gjatë në InstaStory, ai “kërcënon” se do të largohet nga emisioni nëse Arjani nuk i kërkon falje.

“Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vërtetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.

Nuk e pranoj diçka të tillë.

Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit”, shkruan Erlindi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT