Laporta zbulon dy blerjet e para si president

 

Ish-presidenti i Barcelonës dhe kandidati për t’u rikthyer sërish në krye të klubit pas zgjedhjeve të 18 korrikut, Joan Laporta, u jep shpresë katalanasve për të transferuar Pol Pogbanë.

Në daljen e fundit publike të avokatit gjatë fushatës, ai kritikoi ditët e Rosellit dhe Bartomeut në krye të klubit dhe rikonfirmoi marrëdhëniet e mira me menaxherin e francezit, Mino Raiola:

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Mino Raiolën dhe Pol Pogbanë. Pogba është një lojtar që i shkon shumë për shtat stilit të lojës së Barcelonës. Sekretari im teknik, Erik Abidal, do të negociojë për këtë transferim. Turan? Është një lojtar shumë i mirë, por nuk e di nëse Atletiko do ta shesë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT