Laporta bën fushatë me Pogban!

 

Në korrik zhvillohen zgjedhjet presidenciale për klubin e Barcelonës, dhe gara më e nxehtë është në mes të presidentit aktual Bartomeu, dhe ish-presidentit Laporta.

Ky i fundit këto ditë është më i pranishëm nëpër media duke dhënë ide të ndryshme për FC Barcelonën.

Në një emision në Radio Catalunya, Laporta ka thënë se mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, do të ishte një lojtar i përkryer për Barcelonën, duke përmenduar edhe marrëdhënien e mirë që ka me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, duke lënë të kuptohet se shumë lehtë mund ta transferoj në Camp Nou.

“Çdokush mendon se Pogba do të ishte i përkryer për Barcelonën. Do të ishte e shkëlqyeshme edhe për të luajë këtu. Unë kam raport të mirë me Raiolan (agjentin e Pogbas), që kur ne nënshkruam me Maxëell dhe Ibrahimovic”, ka thënë Laporta për Radio Catalunya.

.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT