Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka takuar ministren për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Bavarisë, znj. Beate Merk.
Gjatë këtij takimi zyrtar, u bisedua për migrimin ilegal të kosovarëve në Landin e Bavarisë.
Sikurse në takimin e parë, që ministri Hyseni pati gjatë muajin shkurt të këtij viti me z. Merk, u theksua se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil.
Gjithashtu, u konfirmua se azilkërkuesve kosovarë në Landin e Bavarisë i është bërë ndalimi i përkrahjes financiare për faktin se kërkesat për azil të kosovarëve do të procedohen brenda dy javësh.
Ministri Hyseni ritheksoi se liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës dhe punësimi sezonal i kosovarëve në Gjermani, do të mund të ndalte migrimin ilegal të qytetarëve.
Ministri Hyseni dhe ministrja Merk, biseduan po ashtu për mundësinë e investimeve në Kosovë nga Republika e Bavarisë, në kuadër të përpjekjeve që qeveria Mustafa po bën për të tërhequr investitorët nga jashtë.
Landi i Bavarisë nuk përkrah azilkërkuesit kosovarë
- Advertisement -