Lamtumirë Ancelotti, Bayerni merr trajnerin nga Premierliga

Bayern Munich e dëshiron trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp në krye të skuadrës së parë

Drejtuesit e Bayern Munichut, kanë shprehur besimin e plotë në trajnerin Carlo Ancelotti, i cili po kalon momente jo të mira.

Por, sipas Sunday People, drejtuesit e skuadrës gjermane po mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe ai është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Gjermani është dëshira kryesore e Bayernit, ani pse nuk nënshkruan me të atëherë kur kishin mundësi, duke zgjedhur para tij italianin.

Mbetet të shihet nëse edhe Klopp është gati të lë Liverpoolin, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2022. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT