LAJMI I MIRË për mësimdhënësit, ja kur pritet të ekzekutohen pagat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se për 22 ditët e humbura të mësimit për shkak të grevës, brenda disa dite do të realizojnë pagesat në formë avansi në mënyrë që orët të mbahen gjatë muajve në vijim.

“Eshtë definitive që Ligji për Greva neni 18 e përcakton qartë se për mospunë nuk ka pagesë. Ne këtë e kemi diskutuar më shumë se njëherë me Kryesinë e SBASHK-ut duke u siguruar që të përcjellim mesazhin tek mësimdhënësit në mënyrë që të gjitha vendimet që i marrin të jenë të bazuara në të gjitha argumentat. Eshtë vërtet për të ardhur keq që një Kryesi e SBASHK-ut që për vite ka organizuar greva e kërkesa për greva në një situatë si kjo kur jemi pas pandemisë kur humbjet për fëmijët kanë qenë të mëdha, me një lehtësi e fut gjithë sistemin e arsimit në greve duke humbur 22 ditë të mësimit për fëmijë.

“Ajo që e kemi kërkuar është se në një situatë tillë kur për fat të keq kemi një Kryesi të Sindikatës së Arsimit që i la në baltë të gjithë anëtarët e vet me një papërgjegjësi të plotë dhe madje edhe në këtë situatë ku do të duhej që të ishin në diskutime për të parë nëse mund të ralizohet diçka në këtë drejtim, ata vazhdojnë me kërcënime se nuk do të zëvendësohen orët. Përtej kësaj, si Qeveri jemi tepër të vetdijshëm për gjendjen ekonomike edhe për inflacionin aq sa jemi të vetdishëm që Ligji duhet të respektohet në teresi dhe po ashtu mësimi duhet të mbahet edhe të kryhet puna e planifikuar për mesimdhënësit”

“Ne kemi rishikuar komplet kalenderain e vitit shkollor dhe si Qeveri të jemi pranë mësimdhënësve, edhe pse u vendosën në lajthitje nga ana e Kryesisë së SBASHK-ut, ne kemi dërguar propozimin në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa në avans me pritjen edhe garancinë që secila ditë e planifikuar në kalendarin e ri do të respektohet nga të gjithë mësimdhënësit” deklaroi ajo në ATV

- Advertisement -

MË TË FUNDIT