LAJMI I FUNDIT: Votohet Qeveria Hoti me 61 vota pro

Pas përfundimit të fjalimeve të deputeteve të Grupeve parlamentare, Kuvendi ka shkuar në votimin e qeverisë Hoti.

Për kanë votuar 61 deputetë, 24 kanë votuar kundër dhe 1 ka abstenuar.

Për votimin e qeverisë nuk u përdor votimi elektronik por ai me ngritje të dorës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër Qeverisë Hoti, gjë e cila ishte paralajmëruar që më herët.

Në seancën e sotme për votimin e Qeverisë Hoti nuk morën pjesë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT