Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar kërkesën e VV-së, ne lidhje me mos certifikimin e Albin Kurtit dhe katër kandidatëve tjerë për deputetë.
Ndërkohë ka rënë web faqja e PZAP-së ku është publikuar vendimi.
VV dhe partitë tjera kanë drejtë ankese në Gjykatën Supreme.Gazeta Blic më herët e publikoi vendimin e PZAP-së, në lidhje me ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim.
Sipas këtij vendimi, madje partitë s’kanë të drejtë as zëvendësimin e kandidatëve me kandidatë tjerë.
- Advertisement -