Lajmi i Fundit: Një person goditet nga makina, dërgohet me urgjencë në QKUK (FOTO)

Një person është goditur nga një veturë që po qarkullonte në Fushë-Kosovë.

Si pasojë e goditjes që pësoi, ky qytetar pësoi lëndime trupore dhe i njëjti është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe janë marrë menjëherë me rastin.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky aksident trafiku, por që të shpeshta janë rastet e aksidenteve në vend, teksa brenda një dite numri i aksidenteve të shkaktuara është gjithnjë mjaftë i lartë.