LAJMI I FUNDIT: Në mesin e 52 raste të reja me Koronavirus, dy janë nga Skenderaj

52 raste të reja janë regjistruar sonte me koronavirus në vendin tonë.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë.

Rastet më të shumta i regjistroi Prizreni, me gjithsesj 15 sosh.

Më poshtë edhe komunikata e plotë e IKSHPK-së.

TRIDHJETË E NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E DY RASTE ME COVID-19!

 

Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT