Ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musë Dërguti, nga fshati Rezallë, shkruan Drenica Press.

Lajmin për  ndarjen nga jeta të Musë Dërgutit e ka bërë vet familja Dërguti.

Kujtojmë se Musë Dërguti përveç se ishte ushtar i UÇK-së, ai punoj mësimdhënës, drejtor në shkollën fillore “Shaban Jashari”, dhe drejtor në bibliotekën komunale në Skenderaj deri në pensionim./DRENICA PRESS/