Lajmi i fundit: Ndahet nga jeta profesori nga Skenderaj (FOTO)

Është ndarë nga jeta Xhavit Ismajli, ish profesor në shkollën e mesme teknike “Anton Çetta në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Profesor Xhavit Ismajli, deri në daljen e tij në pension kishte punuar plot 35 vite në shkollen e mesme Anton Çetta në Skenderaj.

Lidhur me ndarjen nga jeta të profesor Xhavit Ismajlit, ka reaguar edhe drejtoria e shkollës “Anton Çetta” duke shprehur ngushëllime familjes Ismajli për ndarjen nga jeta të ish profesorit të kësaj shkolle.

Drejtoria e shkollës thotë se “Sot me datë 23.03.2021 morem lajmin e hidhur për vdekjen e ish mësimdhënësit e kësaj shkolle prof. Xhavit Ismajli. I ndjeri ishte mësimdhënës i kësaj shkolle plot 35 vite.
Ne emër të kolektivit të shkollës iu shprehim ngushëllime familjes Ismajli dhe dhe gjithë kolektivit të shmlp “Anton Çetta” në Skenderaj.
Varrimi i prof. Xhavit Ismajli bëhet sot nga ora 14.00 në fshatin e tij të lindjes në Kopiliq i Epërm.”/DRENICA PRESS/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT