Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, se rezultatet e analizave mikrobiologjike të mostrave të ujit të marra në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.

Analizat mikrobiologjike janë realizuar në laboratorët e mikrobiologjike molekulare të IKSHPK-së, për të mësuar nëse uji ka shkaktuar helmimin me ndonjë infeksion.

Kujtojmë se edhe analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra kanë rezultuar poashtu dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit.