Dita e nëntë e luftimeve Rusi-Ukrainë po mbyllet me një bilanc të madh të humbjeve në personelin ushtarak, artilerisë ushtarake, dhe aviacionit të ushtrisë ruse.
Media polake Militarium, ka bërë publike të dhënat e Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhe vlerësimin e tyre të fundit të humbjeve ruse që nga fillimi i luftës deri në orët e mëngjesit të sotëm.
Personeli ushtarak: rreth 9300 ushtarë të vrarë
Avionë: 36
Helikopterë: 43
Dronë: 3
Tanke: 285
automjete të tjera të blinduara ushtarake: 978
Artileri: 120
Lëshues raketash Grad: – 58
Sisteme anti-ajrore : 25
Makina të pa blinduara: 434
Cisterna me karburante: 60
Njësi lundruese: 2 (varka motorike)
Agresioni rus mbi Ukrainën filloi me 24 shkurt, aktualisht Ukraina është e rrethuar në tri fronte, në lindje si synim rusët kanë qytetin Kharkiv, në jug rusët iu janë drejtuar Odesas, ndërsa në veri një konvoj ushtarak mbi 60 kilometra gjatë e mbanë nën kërcënim të plotë kryeqytetin Kiev./gazetametro.net