LAJMI I FUNDIT: Ja premia për futbollistët e Prishtinës nëse e mposhtin Dritën

Asnjëherë në histori të elitës së futbollit kosovar nuk ka ndodhur që kampioni të vendoset në xhiron e fundit me ndeshjen direkte të dy pretendentëve.

Mirëpo, kësisoj do të ngjajë tani me Prishtinën dhe Dritën që ndeshen fundjavën e ardhshme.

Prishtina për ta fituar titullin duhet të fitojë me dy gola epërsi, teksa gjilanasve u konvenon edhe humbja me një gol dallim.

Megjithatë, kryeqytetasit janë mobilizuar maksimalisht.

Madje, siç merr vesh Gazetasheshi.com, në rast se Prishtina del kampione, secili futbollist do t’i marrë nga 3 mijë euro premi.

Andaj, angazhimi pritet të jetë më i madh se 100 për qind. /Gazetasheshi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT