Lajmi i fundit: Gjendet e vdekur një 37 vjeçare

Sot në orën 14:00 është gjetur pa shenja jete në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë një 37-vjeçare.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, tha ai.

Sipas tij, Policia ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ai./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT