Lajmi i fundit: Futbollisti kosovar del pozitiv me koronavirus

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa sapo e ka konfirmuar për indeksOnline që rezultatet për koronavirus kanë dalur pozitive.

Mustafa ka treguar që analizat i janë bërë gjatë ditës së shtunë kurse rezultatet kanë dalur gjatë ditës së sotme.

Po ashtu Valdrini ka treguar që gjendja e tij nuk është aq e mirë, “Kam dhimbje fyti, gjoksi” ka treguar futbollisti.

Përveq tjerash Valdrini ka treguar që tashmë është izoluar edhe familja e tij pasi që deri më tani ishte i izoluar në shtëpi.

Futbollisti është pjesë e skuadrës gjermane Hannover./IndeksOnline/.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com