LAJMI I FUNDIT: Feronikeli zyrtarizon transferimin e fundit, një sulmues nga Maqedonia

FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe futbollisti është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85 cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, shkruan klubi në një njoftim.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT