LAJMI I FUNDIT: Feronikeli publikon pamje të reja, Greca dhe ekonomi i klubit pranë njëri-tjetrit

Skuadra e Feronikelit po kalon në një moment shumë të vështirë në të gjitha aspektet.

Ish-trajneri i portiereve, Avni Hasani në një prononcim gjatë ditës së djeshme deklaroi që është larguar nga skuadra për shkak të rrahjes që Bedri Greca ia bëri ekonomit të klubit.

Mirëpo në një prononcim për GazetaBlic Sport futbollisti i kësaj skuadre që dyshohet se është i përfshirë në rrahje, Bedri Greca i ka demantuar zërat.

Ai tha se asnjë rrahje e tillë nuk ka ndodhur dhe se të gjitha këto janë shpifje që po mundohen ta dëmtojnë atë, gjithashtu demantoi zërat për një largim të tij të mundshëm nga skuadra e Feronikelit.

“Jam shumë i lumtur në klubin e Feronikelit edhe me drejtuesit kam raporte shumë të mira, nuk është faj im se ka skarcime në ekip. Nuk kam të bëj fare me atë çështje. E përsëris, jam shumë i lumtur këtu dhe e dua këtë ekip. Nuk ka asnjë lloj rrahje nga ana ime, do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre” tha Greca. 

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga skuadra e Feronikelit ku ka postuar një foto të dyshes së përbashkët, Grecës dhe ekonomit në fjalë. Kjo duket si një mesazh që mes të dyve nuk ka asgjë dhe se tashmë raportet janë të rregulluara.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT