Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan GazetaBlic.
Këtë e bëri të ditur vetë Selmanaj përmes një shkrimi në “facebook, ku thotë se sipas specialistëve shëndetësorë, ai është a-simptomatik.
Tutje Selmanaj njofton se do të izolohet në shtëpi për dy javët e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.
Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.
Driton Selmanaj
- Advertisement -