Lajmi i fundit| Dorëzohet Azem Syla

Para pak çastesh është dorëzuar ish-deputeti i PDK-së Azem Syla në kufirin në mes Kosovës dhe Shqiperisë. Ai është rrugës për në prokurorinë e EULEX-it ku pritet të intervistohet.

“Azem Syla tash është në dorën e Policisë, ndodhet rrugës për në Prishtinë, ka thënë avokati i tij, Tomë Gashi për Gazetën Express

Express merr vesh që Azem Syla është rrugës për në Prishtinë, por ende është e pa çartë se a do të dërgohet në paraburgim apo në intervistim në Prokurorinë Speciale.

“Sot Azem Syla do të kthehet në Kosovë dhe do t’i mbaj fjalët që i ka dhënë, se do të japë dorëheqje nga posti i deputetit dhe se do të bashkëpunojë me drejtësinë. Mirëpo bashkëpunimi ka qenë i pamundshëm pa ardhjen fizike të tij kurse gjatë ditës së sotme do të vijë në Prishtinë”- ka thënë avokati Tomë Gashi për Express. /GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT