Lajmi i fundit: Aksident në Polac të Skenderajt, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes, ka të lënduar ( FOTO)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Sipas informatave të portalit Drenica Press, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Vushtrri, Skenderaj, Drenas. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina dhe ka persona të lënduar. Në vend të ngjarjes kanë arritur menjëherë Policia e Kosovës dhe ambulanca për të transportuar personat e lënduar./ DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT