Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën Marinë Likoc, më konkretisht tek lagjja Mëziu, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore për t’ju dhënë tretman mjekësor personave të lënduar në këtë aksident.

Deri më tani nuk dihet gjendja e të lënduarve të përfshirë në këtë aksident. Portali Drenica Press do të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin./DRENICA PRESS/