Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident mes disa makinash në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press, aksidenti ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Drenas, më konkretisht në tatpjetëzen e fshatit Polac.
Siç merr vesh Drenica Press, polaicia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq ambulancat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit për tretman mjekësor.
Si pasojë e këtij aksidenti, rruga Skenderaj – Drenas është e bllokuar dhe për qarkullim po përdorën rrugët dytësore për Prekaz dhe Kryshec.
Portali Drenica Press, do të ju mbaj të informuar mbi të dhënat e reja për gjëndjen e të lënduarve./DRENICA PRESS/
- Advertisement -