Lajm katastrofal për Kosovën para ndeshjes ndaj Finlandës

Kosova nuk i ka të sigurta përforcimet e reja, shkaku i dokumentacionit, por që pritet që në ditët në vijim FIFA t’iu kthejë përgjigje.

Mirëpo, derisa për Valon Berishën, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Sinan Bytyqin, dhe të tjerët ka shpresa të mëdha se do të luajnë në sfidën e së hënës, Albert Bunjaku ka konfirmuar dy mungesa të mëdha.

Është mbrojtësi, Loret Sadiku, që prej dy vitesh luan me Kosovën, ai që do të mungojë në këtë takim.

Bashkë me të, shkaku i dokumentacionit, mungon edhe ardhja nga Kombëtarja e Suedisë, Arbër Zeneli, që luan me Heerenveenin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT