Një audio incizim është shpërndarë nëpër disa faqe/grupe të “Facebook”-ut ku pretendohej se ishte imami nga Shkupi, Sadullah Bajrami, ku bënte thirrje të shikohej Feridja.

Mirëpo, kjo po del të jetë e pavërteta. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk ishte zëri i tij dhe as i një kolegu të tij imam në Maqedoninë Veriore.

“Haha…, jo e Estagfirullah. Ai s’jam unë. Ai nuk më imiton mua por Omer Bajramin, as Omeri nuk është. Allahu ju ruajt”, është shprehur hoxha.

Ndryshe, ky link është bërë publike edhe në disa media elektronike të cilat kanë rënë pre e voice-t montazh të një personi.

Më poshtë, audio-fake

KLIKO KETU