Lajm i mirë për xhudon

Kampionia e botës në xhudo për juniore, Distria Krasniqi (52 kg), nuk ka lëndim serioz dhe ky është lajmi më i mirë jo vetëm për trajnerin e saj, Driton Kuka, por në përgjithësi sportin e Kosovës. Distria llogaritej se ka pësuar një lëndim të rëndë në duel me gjermanen, Mareen Kraeh në garën prestigjioze në Grand Slam të Abu Dhabit. “Pas kontrollimit të gjurit në Spitalin Amerikan Kampionja Botërore, Distria nuk ka lëndim serioz, kështu që ky lajm është për ekipin tonë me rëndësi të veçantë! Reprezentuesi Blenard Begu do të kthehet shpejt pasi ai ka një lëndim që kërkon trajtim mjekësor! Lufta vazhdon drejt Rio 2016! Me ritmin e Rios!”, tha Kuka.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT