Lajm i mirë për Skenderajn, Fadil Nura, nënshkruan hapjen e fabrikës 4 milion euro (FOTO)

Një lajm i mirë për qytetarët e Skenderajt vjen pas nisjes së procedurave nga Kryetari i Skenderajt, në procedimin e rastit në Kuvend Komunal për hapjen e fabrikës 4 milonëshe, në përpunimin e drurit dhe betonit, shkruan Drenica Press.

Nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove!
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar sot propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në komunën tonë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove.
Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:
Të dashur qytetarë!
Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë.
Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë.
Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune.
Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.
Sa më pak fjalë e më shumë punë!”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT