Lajm i mirë për Skenderajn, do të investohen 5 milion euro për rrjetin elektrik

Komuna e Skenderajt do të përfitoj 5 milion euro investime në rrjetin e energjisë elektrike. Një gjë e tillë është bërë e ditur pas takimit të kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura dhe kryeshefit ekzekutiv të KEDS-it Alpin Dogan, shkruan Drenica Press.

Në një komunikatë të lëshuar nga komuna e Skenderajt ndër të tjera thuhet se: “Kryetari i komunës Fadil Nura ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it Alpin Dogan dhe bashkëpunëtorët e tij në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit i filluar vite më parë, me qëllimin që qytetarët të kenë shërbime cilësore të furnizimit me energji elektrike dhe mirëmbajtje sa më të mirë të rrjetit. Kryetari Nura dhe Dogan u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke trajtuar me prioritet lagjet dhe fshatrat në të cilat ka nevojë të investohen në rrjet siç është fshati Lubavec si dhe lagjet e fshatra të tjera të cilat janë të planifikuara për investime nga KEDS. Përfaqësuesit e KEDS-it bënë të ditur që në Skenderaj do të investohen 5 milion Euro në rrjetin elektrik për të përmirësuar dhe modernizuar atë.”/ DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT