Lajm i mirë për Skenderaj, asnjë rast i ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.

Ndonëse dje pati viktima dhe numër të lart të infektuarve, në raportin e sotëm të Institutit ka dalë një lajm i mirë për banorët e Skenderajt.

Mësohet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus në Skenderaj. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT