Lajm i mirë për KF Drenicën

 

Njëri prej futbollistëve më të shquar në futbollin e Kosovës pasluftës, pa asnjë diskutim, është kapiteni i Drenicës, Sami Geci, i cili përveç dy viteve që ka luajtur në Prishtinë, e gjithë karrierën ia ka kushtuar klubit të tij të vendlindjes.

Edhe pse është 41 vjeçar, ai nuk e ka ndërmend të ndalet. Madje, në një prononcim për Teleskopi.net, ai ka thënë se do të luaj edhe në edicionin 2016/2017 me Drenicën.

“Ende nuk e kam vazhduar kontratën, por është e sigurt që unë do të luaj për Drenicën edhe për edicionin 2016/2017 dhe nuk e kam ndërmend të ndalem. Brenda disa ditëve do ta firmosi edhe kontratën”, ka thënë Geci.

Sami Geci është ndër lojtarët më të respektuar në Kosovë dhe është shembull për futbollistët e rinj.

Ai, përveç që luan futboll, është edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës./Teleskopi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT