Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në fecebook ka bërë të ditur se së bashku me hoxhën Halil Kastrati i kanë bërë zgjidhje një nëne vetë ushqyese nga fshati Klinë e Epërme e Skenderajt, që ta vendosin në banesë, shkruan Drenica Press.
Kryetari Jashari bëri të ditur se Halil Kastrati ka marrë përsipër që brenda dy dite ta vendosin në një banesë nënën nga Klina e Epërme së bashku me fëmijën e saj.
“Sot kam kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përseri nënën vetë ushqyese nga Klina e Epërme.
Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar znj. Tahiri që ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë të mbajë atë në kushte të tilla përderisa ne i kemi ofruar banim tek banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa.
Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e baneses për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.
Faleminderit i nderuar hoxhë për tërë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë.