Lajm i mirë! Labi e qon në vend amanetin, e bën me banesë familjen e Floriana Musliut

Floriana Musliu ka ndërruar jetë me 23 janar të vitit 2021, pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Këngëtari Labinot Tahiri ishte angazhuar të mbledh para për shërimin e saj.

Sot përmes një postimi në Instagram ai dha një lajm të mirë.

Familja e 28 vjeçares është bërë më shtëpi.

“Më poshtë keni postimin e plotë.

Mirëdita vllezer e motra!

Super lajm!

Familja e Floriana Musliut, behet me banesë të re🕊

Tani, kur në Kosovë kemi lajme jo të mira, ne duam të ju japim lajmin e mirē për familjen Musliu, e cila pas vdekjes se vajzes Florianës që ndrroi jetë nga kanceri ishin jashtzakonisht të merzitur dhe të stërlodhur nga shpenzimet që paten për tu munduar me e shpetua Florianen!

Ne si fondacion, me donatorët tanë që dua ti falenderojë përzemêrsisht, vendosem që më familjen mos ta lëm me pagua (qera) por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re!

Urime e ta gëzoni prindër të Floriana Musliut!

Labi Kosovë e Shqipërisë.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT