Pas një pune intenzive nga grupi punues, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pranuar çertifikatën e regjistrimit të Ndermarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”, ndermarrje kjo e cila do të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave publike, shesheve, menaxhimin e mbeturinave, kultivimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ dhe luleve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve e objekteve publike në komunën tonë etj.

Kryetari Jashari u shpreh i lumtur që me themelimin e kësaj ndermarrje publike lokale përveç përmirësimit të gjendjes së mjedisit do të zvogëlohet edhe papunësinë në komunën tonë përmes punësimit të të rinjve që do të punojnë në këtë ndermarrje.

“Për këtë sukses të arritur, bashkë me Nënkryetarin Lushtaku falënderuam Komisionin Komunal të Aksionerëve me Kryesues Gani Kerolli dhe anëtarët-asambleistë, Naser Bajraktari e Dorarta Ndreshaj, për angazhimin dhe punën e bërë. Kështu hap pas hapi me projekte konkrete po arrijmë të jetësojmë misionin tonë për zhvillimin e Skenderajt”, tha Jashari.