Lajm i keq, Whatsapp nuk do të funksionojë në disa telefona

Paisjet e ndryshme Anroid, iPhone dhe Windows do të humbin qasjen muajin e ardhshëm nëse nuk përditësohen.

Whatsapp së shpejti do të ndalojë se punuari në miliona telefona pasi që aplikacioni i mesazheve ka njoftuar se do ta ndalojë çasjen në paisje më të vjetra.

Kompania e udhëhequr nga Facebook, ka zbuluar në faqen e tyre se cilët telefona më nuk do të kenë çasje në aplikacion, duke pretenduar se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e përdoruesve të saj, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Versione të ndryshme të Android, iPhone dhe Windows janë të prekur, me periudhën zyrtatre të mbështetjes që përfundon me 1 shkurt 2020. Whatsapp më nuk do të punojë në iPhone me iOS 8, version që është zbuluar nga Apple në vitin 2014. Për një eksperiencë më të  mirë, rekomandohet që të përdorni versionin më të ri të iPhone.

Telefonat android që kanë përdorur versionin 2.3.3, po ashtu nuk do të mbështes këtë aplikacion. Telefonat Windows që kanë sistemin operativ 8.1, do të kenë mundësin e çasjes në Whatsapp. /Lajmi.net/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com