Lajm i keq për Drenicën, Arsen Sykaj do të operohet për shkak të një lëndimi

Arsen Sykaj është një ndër pikat kryesore në mbrojtjen e Drenicës. 

Mbrojtësi Sykaj, për dy vite sa ka që luan tek skuadra nga Skenderaj, ka ofruar siguri dhe stabilitet në vijën e fundit për skuadrën kuq e zi.

Mirëpo, ai siç duket nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë klubin nga Skenderaj, në javët e para të stinorit pranveror, pasi që ka pësuar një dëmtim në tetiven e këmbës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti në një intervistë për Gazetën Blic.

“Po, ështe e vërtetë që jam lënduar. Kam pësuar një dëmtim në tetiven e këmbës në stërvitje. Nesër do të kem një ndërhyrje, mund të mungojë 2-3 muaj, varet se si shkon operimi” deklaroi Sykaj për Gazeta Blic.

Pa dyshim që do të jetë mungesë e madhe në formacionin e Gani Sejdiut.

Sykaj ka kontratë me Drenicën deri në qershor të këtij viti, por largimi i tij pritet të bëhet me marrëveshje të dyanshme.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT