Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar statistikat e reja gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus.

Janë regjistuar edhe 311 raste të reja pozitive, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.

Në mesin e 10 personave, 2 janë nga komuna e Skenderajt, të moshave 78 dhe 61 vjeç, transmeton drenicapress.info

Statistikat e përgjishme për rastet me fatalitet mund t’i gjeni më poshtë:

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes. /DrenicaPress/