Foto arkiv

Sot rreth orës 12:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ku si pasojë është plagosur një person.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri”.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.