Tetë persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve tgë fundit në Kosovë.
Sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike numri i personave të vdekur që pos koronavirusit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese ka arritur në 158.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive, transmeton Klan Kosova.
Numri total i rasteve pozitive në vendin tonë është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin korona.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 3.505 raste, kurse i rasteve aktive 2.804.
- Advertisement -